Evropa “lanson” raketën “Ariane 6”

Shtetet anëtare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) kanë miratuar në Luksemburg fondin për zhvillimin e një rakete të re, e cila do të zëvendësojë paraardhësen e saj të vlerësuar si shumë të suksesshme.

Bota

03/12/2014 13:23

Për të zëvendësuar raketën “Ariane 5”, ministrat për zhvillim të vendeve anëtare të ESA-s kanë miratuar unanimisht fondin prej gati gjashtë miliardë eurosh për të mbuluar një numër projektesh, ndër to edhe ndërtimin e raketës “Ariane 6”, që shfrytëzohet për dërgimin e satelitëve të mëdhenj në hapësirë.

Edhe pse raketa “Ariane 6”, e cila ka hyrë në përdorim nga mesi i viteve të nëntëdhjeta, është vlerësuar si shumë e suksesshme, ministrat kanë vlerësuar se ka ardhur koha që të zëvendësohet për shkak të konkurrencës në zhvillimin e kësaj teknologjie dhe ofrimit të çmimeve më të ulëta për kryerjen e këtyre shërbimeve nga agjencitë tjera hapësinore të botës.   

Jean-Jacques Dordain, drejtor i përgjithshëm i ESA-s, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm vendimin e marrë për raketën e re, por edhe financimin e projektit për dërgimin e një roboti në planetin Mars, njofton BBC, transmeton lajmi.net.

Këto vendim që janë marrë ishin rezultat i bisedimeve disamujore që Britania, Gjermania, Franca, Italia dhe shtetet tjera anëtare kanë bërë për të cuar përpara projektet e ESA-s, për të cilat drejtori Dordani ka thënë se pritet të fillojnë që të implementohen prej fillimit të vitit 2015. /lajmi.net/