‘Evropa është e fortë’: Arrihet marrëveshja me Greqinë

Pas bisedimeve maratonë prej 17 orësh, liderët e Eurozonës arrijnë marrëveshje me Greqinë. Lajmi është bërë publik nga kryeministri i Belgjikës Charles Michel.

Bota

13/07/2015 09:20

Kreu i qeverisë belge shkruan në llogarinë  e tij në Twitter: Marrëveshje!

Liderët e eurozonës ranë dakord unanimisht për një plan të ri ndihme për Greqinë, deklaroi presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk në Twitter.

“EuroSamiti arriti njëzëri marrëveshje. Gjithçka gati për një program ndihme për Greqinë me reforma serioze dhe mbështetje financiare”, shkruajti Tusk duke iu referuar fondit të shpëtimit të eurozonës, i ashtuquajturi Mekanizmi Evropian i Stabilitetit.

Me entuziazëm për marrëveshje ka reaguar edhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Pas 17 orëve të negociatave, ne jemi pranë një marrëveshjeje. Evropa është e fortë”, ka shkruar ai. /lajmi.net

aa