Evra, njeriu i finaleve të humbura

Patrice Evra i ka humbur pesë finale në turne madhor me klube dhe kombëtaren e Francës.

Sport

11/07/2016 17:03

Humbja ndaj Portugalisë në finale, ishte e pesta për Patrice Evran në nivel klubi dhe kombëtareje, sa i përket turneve madhor.

Mbrojtësi francez ka dalë kokëulur në katër finale të Ligës së Kampionëve, me Monacon në vitin 2004, Manchester Unitedin më 2009 dhe 2011, si dhe me Juventusin në vitin 2015.

Hera e vetme kur Evra e shijoi trofeun ishte finalja e Ligës së Kampionëve më 2008, kur Manchester United e mposhti Chelsean me penallti.