Evra e do Scudetton e katërt radhazi

Patrice Evra është prezantuar edhe zyrtarisht tek Juventusi. Mbrojtësi i majtë francez i ka zbuluar objektivat e tij. Njëri prej tyre është që ta fitojë Scudetton e katërta radhazi me Bianconeri.

Sport

31/07/2014 17:14

Patrice Evra i ka idetë e qarta. Mbrojtësi francez është prezantuar zyrtarisht në Juventus sot, ndërsa ka folur për objektivat e tij dhe pritshmëritë që ka tek ekipi torinez.

“Dua ta fitoj Scudetton e katërt radhazi”, ka thënë ish futbollisti i Manchester Unitedit.

“Të largohesha nga Man Utd ishte e vështirë, e bëra për motive personale. Jam i lumtur që e kam zgjedhur Juventusin”, vazhdoi përfaqësuesi francez.

Ai e ka falënderuar Italinë, për të cilën thotë se ia hapi dyert në profesionalizëm.