Evra befason tifozët me klubin e ri

“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se Galatasaray është në bisedime për transferimin e Patrice Evras.

Sport

05/01/2018 07:20

Patrice Evra është shumë pranë rikthimit në fushë.

Destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit të njohur francez mund të jetë në Turqi.

“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se Galatasaray është në bisedime për transferimin e ish mbrojtësit të Olympique Marseille, përcjell “lajmi.net”.

Marrëveshja mund të arrihet gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe Evra mund të nënshkruajë me klubin e njohur nga Stambolli si futbollist i lirë, pas përjashtimit nga Olympique Marseille. /Lajmi.net/