Evoluimi i menjëhershëm dhe i fuqishëm i Loredana Zefit

Loredana Zefi së fundmi është njëri ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

ShowBiz

04/07/2018 10:12

Ka pak kohë që ajo ka nisur të merret seriozisht me muzikë dhe kënga e saj e parë është punuar me shumë profesionalizëm, shkruan lajmi.net

”Sonnenbrille” titullohet ky projekt i cili në kanalin zyrtar në Youtube gëzon 11 milionë klikime.

Kënga është në gjuhën gjermane dhe qëllimi i saj si duket nuk ka qenë që të jetë tejet e dëgjuar në vendet shqipfolëse, por ndonëse në gjuhë të huaj ka arritur shumë sukses edhe te ne.

YouTube player
YouTube player

Më parë Loredana u bë e njohur si e dashura e reperit Mozzik, mirëpo ndikimi i madh që ka pasur në publik pas publikimit të këngës, ka habitur të gjithë.

Sidomos fakti që ajo nuk ka dhënë asnjë intervistë pas publikimit të projektit muzikor dhe intervista e parë dhe e vetme e saj ishte ajo në  emisionin i cili u përkushtohet gurbetqarëve, ai ‘Fol shqip’.

YouTube player

Për dallim nga këngëtarët e tjerë, edhe vet i dashuri i saj Mozzik, Loredana po konsiderohet e vetmja këngëtare e sukesshme e cila ka arritur miliona klikime me një projekt të vetëm pa kërkuar promovim nga askush.

Ndryshe, Loredana Zefi qe një kohë është e dashura e Mozzik por ky nuk është lajmi. E rëndësishme është fakti që ajo dhe reperi kosovar do të bëhen prindër dhe kjo është konfirmuar ekskluzivisht për lajmi.net nga disa burime të afërta me çiftin.

Aktualisht janë duke pushuar në Monako. E sa i përket këngëve të reja sigurisht se ajo do të jetë aktive pasi kjo e para i ka ecur shumë mirë. Pse jo ndonjë duet mes dyshes ? duke qenë se edhe po e marrin njëri-tjetrin në klipe./Lajmi.net/