‘Evoluim’ i papritur i Kurtit: E njeh Thaçin president, e kundërshtoi dhunshëm zgjedhjen e tij

Natën e 26 shkurtit të vitit 2016 Hashim Thaçi u zgjodh presidenti i vendit. Zgjedhja e tij i përshkua me kundërshtim të ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje, aktivistët e të cilës të prirë nga Albin Kurti u përplasën ashpër me policinë. Pati koktej molotovi dhe gjëra tjera të dhunshme.

Lajme

09/03/2018 14:30

Që nga ajo ditë, të gjithë zyrtarët e VV-së nuk i njohën si president Thaçin. Asnjë prej tyre nuk i shkoi as në zyre, e quanin “i ashtuquajturi” president.

Ata nuk e respektuan as institucionin, bile ditën e inaugurimit të Thaçit president më 7 prill të vitit 2016, aktivistët e VV-së tentuan të prishnin ceremoninë e betimit duke hedhur gaz lotsjellës në sheshin Skënderbeu ku të pranishëm ishin edhe dhjetëra zyrtarë të shteteve të ndryshime, të prirë nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Rolin e Thaçit si president nuk e njohën deri më sot, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, sot sikur gjërat ndryshuan radikalisht dhe për një moment Thaçi u bë president edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ka qenë lideri i VV-së, Albin Kurti që sot brenda pak orësh në dy raste i është referuar Thaçit president. Është pikërisht po ky njëri që i pati nxitur dhe iu pati prirë aktivistëve të dhunshëm që të përplasën ashpër me policinë ditë kur Thaçi u votua nga Kuvendi si president.

Fillimisht Kurti në letrën e hapur që i dërgoi sot kryeministrit Ramush Haradinaj për bashkëpunim lidhur me demarkacionin, iu referu Thaçit si president. Më pas edhe një tryezën për demarkacionin.

“…Tashmë i kemi dy zhvillime pozitive: pranimi implicit i gabimit nga Presidenti Thaçi dhe pranimi implicit nga Mali i Zi për bisedime të reja. Këto duhen mirëpërdorur për zhvillime të reja, jo për t’i vulosur ato të vjetrat”, shkroi Kurti në letrën që ai dërgoi Haradinajt.

Më pas Lëvizja Vetëvendosje mbajti tryezë me temën “Shënimi i kufirit me Malin e Zi – Korrektimi para ratifikimit”.

Duke folur për demarkacionin, Kurti ka thënë se janë dy zhvillime pozitive që kanë ndodhur kohët e fundit, shkruan lajmi.net.

“Zhvillim pozitiv është gatishmëria e Malit të Zi që të bisedojë dhe angazhimi i presidentit Thaçi që të korrigjoj gabimin e bërë me 26 gusht të vitit 2015 kur e ka nënshkruar këtë marrëveshje”, foli Kurti duke iu referuar sërish Thaçit si president. /Lajmi.net/

molit prottt kronan krioaa popoota protsds