Evitoni ushqyerjen e vonshme

Shmangia e të ngrënit gjëra në mesnatë dhe e mëngjesit të hershëm, mund të jetë çelësi i të qenit të dobët në peshë.

Lifestyle

16/05/2018 01:05

Në studimin e fundit australian ë realizuar, del të jetë se minjtë në një dietë me yndyrë të lartë fitojnë më pak peshë kur ata janë në gjendje të hanë vetëm gjysmën gjatë ditës, njofton Klan Kosova.

Hulumtimet e mëparshme treguan se konsumimi e gjërave në natën vonë po shkakton obezitet prandaj njerëzit duhet ngrënë ushqimet në mes orës 8 të mëngjesit e deri në ora 20.00 të mbrëmjes.

Megjithatë, studiuesit argumentojnë se të ngrënit brenda çdo periudhe 12 orëshe, qoftë gjatë ditës apo gjatë natës, ndihmon në rregullimin e sinjaleve që kontrollojnë oreksin e njerëzve.

Më shumë se 25 përqind e të rriturve në Britani të Madhe klasifikohen si të trashë.

Mbajtja e peshës së tepërt rrit rrezikun e njerëzve për zhvillimin e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës, goditjes dhe kancereve të caktuara