Evitoni ilaçet, provoni seksin për të qetësuar dhimbjet e kokës

Gjatë migrenës apo një dhimbjeje të hatashme të kokës, shumë pacientë i evitojnë aktivitetet seksuale, gjë që është gabim.

Lifestyle

21/09/2014 15:43

Keni një puls që ju rrahë shumë në kokë dhe ju krijon dhimbje të tepërt? Harroni ilaçet dhe barërat e ndryshëm dhe kërkoni mënyra të tjera për të qetësuar dhimbjet e migrenës.

Në një anketë të fundit të bërë nga hulumtuesit gjerman, 60% e atyre që kanë migrenë dhe 37% e atyre që kanë shpesh dhimbje koke pranuan se seksi u kishte ndihmuar për të reduktuar dhimbjet e tyre, transmeton Lajmi.net.

Një në pesë pacientë treguan se kur kishin bërë seks u ishin qetësuar dhimbjet, tha anketa që përfshiu 800 pacientë me migrenë dhe 200 pacientë që kishin dhimbje intenzive të kokës.

Gjatë migrenës ose dhimbjeve të mëdha të kokës, një numër i madh i pacientëve i evitojnë aktivitetet seksuale.

Gjetjet sugjerojnë se seksi aktualisht dërgon në qetësim të pjesshëm apo komplet të dhimbjeve të kokës në disa pacientë me migrenë dhe me dhimbje të zakonshme të kokës, transmeton Lajmi.net.

Gjatë seksit, hormone të quajtura endorfine lirohen ku veprojnë si qetësues natyral të dhimbjeve për të reduktuar dhimbjen në mënyrë instante.