Evidentohen 8 raste të gripit të derrit në Kosovë

Në Qendra Infektive Spitalore në Prishtinë janë evidentuar 8 persona të prekur virusi i gripit të derrave, AH1N1. Njëri nga ta ka gjendje më të rëndë, por ende saktësisht nuk dihet se a bëhet fjalë për këtë grip.

Lajme

28/02/2014 13:45

Qendra Infektive në Prishtinë ka pranuar 8 pacientë me raste të gripit të derrit, respektivisht AH1N1. Ndërsa për momentin janë 2 prej tyre në trajtim e sipër në Klinikën Infektive.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, për lajmi.net.

“Në laborator është konfirmuar që nga influenca AH1N1 janë 8 të prekur, 2 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të tjerët janë në shtëpi, 1 është në gjendje më të rëndë por nuk është verifikuar ende prania e virusit te ai person pasi nuk i janë kryer analizat ende”, ka thënë Fazliu.