Evgjeni Thaçi lëshon mbledhjen, nuk kalon propozimi për raportin mbi dialogun

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike nuk arriti që shkaku i mungesës së kuorumit ta kalojë propozimin e bërë nga vet kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, që nga ky organ  të bëhet një raport me rekomandime për Qeverinë për raportin e shqyrtuar në këtë komision mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme

17/10/2018 14:25

Kjo për faktin se deputetja Evgjeni Thaçi e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshoi mbledhjen.

Paraprakisht, kryetarja e këtij komisioni parlamentar, Vjosa Osmani, tha se raportin qe e kanë marrë nga qeveria është aq i shkurtë saqë është e pamundur të nxirren përfundime rreth tij, e qe kjo ka qenë një prej arsyeve qe e kanë future  si pikë në rend dite të këtij komisioni.

Osmani shtoi se qeveria duhet të japë shpjegime rreth këtij raporti e që kjo si vërejtje bëri sqarimet e nevojshme që sipas saj nuk janë dhënë në raportin e qeverisë.

Përkundër vërejtjeve, Osmani u pajtua me të gjitha sfidat që janë përshkruar në raport për secilën marrëveshje që ka arritur Kosova me Serbinë për shtatë vjet.

Ajo tha se 90% e marrëveshjeve të arritura me Serbinë nuk respektohen nga ana e shtetit fqinj.

Time Kadrijaj ng AAK tha se nuk është e pajtimit qe ky raport të procesohet më tutje në Kuvend, por në vend të kësaj do të ishte më mirë që nga ky komision të jepeshin rekomandime për qeverinë e mandej të dërgohet në Kuvend për debat në një prej seancave.

Ndërkaq, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje është i mendimit se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është me plot defekte, njofton Klan Kosova.

Ai si vërejtje ngriti mosraportimin e palës kosovare për secilin takim të realizuar me palën serbe në Bruksel, e që sipas tij prej 40 takimeve atje në Kuvend është raportuar vetëm pesë herë së paku.

Raportin 40 faqësh të dërguar nga qeveria, Konjufca e konsideroi të mangët dhe për të dialogu me Serbinë për këto 7 vjet është komplet i dështuar.