Evertoni refuzon sërish ofertën e Chelseat

Skuadra e Evertonit duket se nuk e ka ndërmend ta shesë super yllin e saj, John Stones.

Sport

11/08/2015 09:52

Klubi nga Goodison Park ka vendosur ta refuzoj ofertën prej 30 milionë funteve të Chelseat dhe dëshiron qëndrimin e lojtarit.

Trajneri i Everton, Roberto Martinez e quan të padrejtë faktin që merkato është e hapur ende kur edicioni i ri ka filluar sepse kjo pengon lojtarët.

Chelsea ofroi 28 dhe 30 milionë funte për Stones, por të dy ofertat u refuzuan nga Everton.