Evertoni, më shumë se çdo skuadër tjetër

Skuadra e Evertonit dje ka regjistruar humbjen e 300-të në historinë e Premier Ligës, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Sport

06/10/2014 11:35

Skuadra e Evertonit dje u mposhtë nga Manchester United në Old Trafford me rezultat 2-1.

Humbja e djeshme njëkohësisht ishte dhe humbja e 300-të E Evertonit në historinë e Premier Ligës, që do të thotë se ka pësuar më shumë humbje se çdo skuadër tjetër në histori të kësaj gare.

Evertoni e ka filluar në mënyrë katastrofale këtë sezon, pasi nga shtatë ndeshje të zhvilluara ka arritur të marrë vetëm një fitore, tre barazime dhe tre humbje.