Evertoni e shënjestron Xhemajlin

E ardhmja e Blerim Xhemajlit sipas të gjitha gjasave do të jetë larg Napolit. Sipas mediave italiane, mesfushorin shqiptar e kërkon Evertoni. Mirëpo, pistë e mundshme për përfaqësuesin zviceran është edhe Genoa.

Sport

25/04/2014 11:44

Blerim Xhemajli pritet të largohet nga Napoli gjatë verës. Sipas mediave italiane, e ardhmja e mesfushorit shqiptar mund të jetë e lidhur me futbollin anglez.

Sipas FDN, Evertoni e ka vënë në shënjestër futbollistin shqiptar nga Maqedonia. Përfaqësuesi zviceran ka kontratë me ekipin napolitan deri në verën e vitit 2015 dhe mund të shitet për një shifër prej 8 milionë eurosh.

Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se Napoli është i gatshëm t’ia ofrojë Genoas mesfushorin Xhemajli, vetëm për ta bërë të vetin kroatin Vrsaljko.