Everton – United, formacionet zyrtare

Evertoni synon ta mposht Manchester Unitedin, për të shpresuar ende në pozitën e katërt, e cila çon në Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër, ‘Djajtë e Kuq’, synojnë ta mbyllin sa më mirë sezonin.

Sport

20/04/2014 18:12

Evertoni dhe Manchester Unitedi do të përballen sot, në njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros së 35-të të Premierligës.

Ekipi nga Liverpooli ka nevojë për fitore, për të mbetur në garë për t’u futur në Top 4, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ synojnë ta mbyllin sa më mirë të jetë e mundur këtë sezon. 

Në këtë ndeshje, mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, ka përfunduar në bankinë, ndërsa pritet të inkuadrohet në lojë në pjesën e dytë.

 

Formacionet zyrtare

Everton: Howard, Coleman, Stones, Distin, Baines, McCarthy, Barry, Lukaku, Barkley, Mirallas, Naismith.

Man Utd: De Gea, Jones, Smalling, Evans, Buttner, Carrick, Fletcher, Nani, Mata, Kagawa, Rooney.