Everton në luftë me Tottenham për “thesarin” e Barcelonës

Riqui Puig është lojtari i Barcelonës që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e tij.

Sport

16/12/2018 12:33

Pas tij, menjëherë është vënë pas Tottenhami. Por, së fundmi, në garë me londinezët janë edhe rivalët nga Premierliga, Everton.

“Mundo Deportivo” shkuran se skuadra Liverpool po mendon të shfrytëzoj raportet e mira me Barcelonën, pas huazimit të Digne, Mina dhe Gomes, në mënyrë që të transferojnë edhe Riqui Puig, transmeton lajmi.net.

Më herët, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino kishte udhëtuar në Spanjë për ta ndjekur nga afër një ndeshje të Puig.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Barcelonës për mesfushorin e tyre të ri. /Lajmi.net/