Evakuohet stafi i Kongresit të SHBA-ve

Stafi i Kongresit amerikan është evakuuar sot pas një alarmi me zë.

Bota

26/05/2015 19:48

Këtë njoftim e dha policia e cila siguron ndërtesën e Kongresit të SHBA-ve në Capitol Hill.

Akoma nuk është bërë e njohur arsyeja e alarmit, por po verifikohet mundësia që alarmi është aktivizuar shkaku i ndonjë vatre zjarri brenda ndërtesës, deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters një polic i sigurimit.