Evakuohet një rrugë në Londër, dyshohet për bombë nga Lufta e Dytë Botërore (Video)

Është evakuuar një rrugë në Lindje të Londrës pasi është alarmuar se është gjetur një bombë e Luftës së Dytë Botërore.

Bota

27/02/2017 12:07

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar tërë zonën, transmeton lajmi.net.

Dëshmitarët thanë se dhjetëra automjete policie mbërritën në zonë dhe skuadrat e specializuara për shpërthimet e bombave pritet të mbërrijnë nga momenti në moment.

Bomba besohet të jetë e luftës së Dytë Botërore, por hetime e policisë thonë se mund të jetë një alarm fals. /Lajmi.net/