Evakuohet kazerma e ushtrisë britanike, dyshohet për bombë (Foto)

Kazerma “Thornbury” e cila gjendet në Leeds të Yorkshire, është evakuuar pas një lajmërimi se ka bombë, shkruan Mirror.

Bota

25/03/2017 14:18

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve lokal të mos dalin nga shtëpitë për shkak të rrezikut potencial.

Në një postim në faqen e kazermës shkruan “pako e dyshimtë në kazermat e Thornbury”,  transmeton Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9:45 minuta. Policia ende janë në vendin e ngjarjes.