Eva Murati feston ditëlindjen, kaq vite mbushi sot

Prezantuesja e njohur shqiptare, Eva Murati feston sot ditëlindjen e 23-të.

ShowBiz

25/05/2018 14:41

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka shpërndarë në llogarinë personale, Instagram e cila ka marrë urime të shumta nga ndjekësit që ka, shkruan lajmi net.

Ajo që na bie në sy, është se mungon urimi i Genarit, të dashurit të saj ku thuhet se janë ndarë prej kohësh.

Eva është një nga top gazetaret me të përmendura të sportit, si për veprimtarinë ashtu edhe për dukjen e saj.

Punën e prezantueses, e bën kryesisht në kuadër të emisioneve sportive, siç janë ato që i kushtohen Ligës së Kampionëve, ndërsa ka qenë fytyra reklamuese e shumë brendeve të njohura në Shqipëri. /Lajmi.net/

23

A post shared by Eva Murati ? (@evamurati) on