Eva Longoria ushtron pesë herë në javë

Eva Longoria ushtron fort për ta mbajtur formën fizike dhe për t’u dukur si një femër e re. Së fundmi, diva e ka postuar një fotografi të saj me bikini, ku duket mjaft tërheqëse, përkrah të dashurit të saj Jose Antonio Baston. “Eva angazhohet shumë për ta mbajtur trupin që ka dhe ndihet rehat me…

ShowBiz

09/01/2014 06:30

Eva Longoria ushtron fort për ta mbajtur formën fizike dhe për t’u dukur si një femër e re. Së fundmi, diva e ka postuar një fotografi të saj me bikini, ku duket mjaft tërheqëse, përkrah të dashurit të saj Jose Antonio Baston.

“Eva angazhohet shumë për ta mbajtur trupin që ka dhe ndihet rehat me kostumin e banjos. Kur është në shtëpi, ushtron me Patrick Murphy (trajner i saj personal) pesë herë në javë dhe bën ushtrime mjaft intensive”, thotë një burim brenda magazinës angleze ‘Closer’.

– “Së bashku bëjnë shumë ushtrime edhe për t’i formësuar duart, këmbët, të pasmet dhe shpinën”, vazhdon burimi.

Përkundër faktit se këto janë ushtrime mjaft të lodhshme dhe të mundimshme, Longoria nuk dorëzohet dhe mendon vetëm për rezultatet e mrekullueshme.

“Eva e di se kjo është mjaft e vështirë, por është krenare me trupin e saj dhe iu thotë miqve se është më mirë tash sesa 10 vjet më parë”, vazhdoi burimi. 38 vjeçarja është e gjatë 157 centimetra dhe i ka zbuluar sekretet e dukjes së saj.

“Unë ha ushqim të shëndetshëm, edhe pse për momentin jam duke ngrënë një copë torte me mollë”, kishte thënë ajo duke qeshur për revistën Look.

– “Nëse kam nevojë ta mbaj linjën për çfarëdo, e evitoj sigurisht sheqerin, që praktikisht gjendet çdokund. Prandaj, nuk ha as bukë e as makarona apo pasta. Imazhi im më pëlqen. Varet gjithçka nga ushqimi dhe ushtrimet fizike”, ka përfunduar ajo.