Eurot e Letonisë

Pasi u bë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2004, Letonia me dy milionë banorë, nga 1 janari i vitit 2014 është bërë vendi i 18’të i Unionit që e përdor monedhën unike, i dyti nga tri vendet baltike, pas Estonisë (2011) dhe i katërti nga vendet ish të Evropës Qendrore dhe Lindore, së bashku…

Bota

09/01/2014 19:00

Pasi u bë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2004, Letonia me dy milionë banorë, nga 1 janari i vitit 2014 është bërë vendi i 18’të i Unionit që e përdor monedhën unike, i dyti nga tri vendet baltike, pas Estonisë (2011) dhe i katërti nga vendet ish të Evropës Qendrore dhe Lindore, së bashku me Sllovakinë (2009) e Sllovenisë (2007). Lituania ndërkaq synon që një gjë të tillë ta bëjë në fillim të vitit 2015.

“Është një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik të Letonisë”. Kështu ka deklaruar Kryeministri letonez, Valdis Dombrovskis, i cili e përshëndeti futjen e vendit të tij në Eurozonë, përkundër skepticizmit që mbretëroi në këtë vend, pas ndërrimit të monedhës kombëtare Lat, që ishte valide nga viti 1993, kur Riga e mori pavarësinë nga ish Bashkimi Sovjetik.

Në bazë të studimeve të realizuara nga instituti Sks në dhjetor të vitit që shkoi, vetëm 25% e njerëzve e aprovuan ndërrimin e monedhës, ndërsa 50% të tjerë ishin kundër, e të tjerët abstenuan.

Monedha Lat mund të përdoret ende, deri kah gjysma e janarit, para se të dalë përfundimisht nga skena. Letonia i ka prodhuar menjëherë monedhat e veta euro, të cilat ju ftojmë t’i shikoni në këto fotografi.