Eurostat: Shqipëria e para në Evropë për azilkërkues

Basha ka publikuar sot grafikun e Eurostat mbi shifrat e azilkërkuesve përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, ku rezulton se “Shqipëria është e para në Evropë për numrin e azilkërkuesve”.

Lajme

20/09/2015 13:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka publikuar sot grafikun e Eurostat mbi shifrat e azilkërkuesve përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, ku rezulton se “Shqipëria është e para në Evropë për numrin e azilkërkuesve”.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Basha komenton se ky rezultat vjen si rrjedhojë e politikave të qeverisë shqiptare.

“Të parët në Evropë, të tretët në botë pas Sirisë dhe Afganistanit si azilkërkues. Eurostat publikon ‘bëmat’ e qeverisë Rama për tremujorin e dytë 2015. Shqiptarët varfërohen, qeveritarët majmen. Kokoshi 200 milionësh nuk ka zgjidhje për krizën, por vetëm show, arrogancë dhe mashtrime”, citon Basha në komentin e tij.