Eurostat: Eurozona regjistron rënie të papunësisë në 10,5 për qind

Papunësia ka regjistruar sërish rënie në muajin nëntor në zonën euro duke arritur në 10,5 për qind, niveli më i ulët që prej tetorit 2011, njoftoi sot Zyra evropiane e statistikave Eurostat.

Bota

07/01/2016 21:14

Ajo ishte vlerësuar në 10,6 për qind (shifër e rishikuar në rënie) në muajin tetor. Shifra e muajit nëntor ishte më e mirë nga ajo e parashikuar nga analistët që kishin vendosur në përqindje prej 10,7 për qind.

Në muajin nëntor, zona euro numëronte rreth 16 924 milionë të papunë, rreth 130 000 më pak se një muaj më parë dhe 1,573 milionë më pak se një vit më parë, periudhë kur shifra e papunësisë në zonën euro kishte arritur në 11,5 për qind.

Mes 19 vendeve të rajonit, Gjermania ka regjitruar përqindjen më të ulët të papunësisë (4,5 për qind), ndjekur nga Republika çeke (4,6 për qind).

Greqia dhe Spanja kanë përqindjen më të lartë të papunësisë, 24,6 për qind, sipas shifrave të muajit shtator./ ATSH