“Eurosport” me titull impresionues për Majlindën

Suksesi i Majlinda Kelmendit ka bërë bujë kudo në botë.

Sport

08/08/2016 09:34

Gjiganti mediatik “Eurosport”, i ka kushtuar një shkrim special medalistes olimpike nga Kosova.

“Majlinda, krenaria e sportit të Kosovës. Ky shtet ka fituar medaljen e parë olimpike dhe për të fluturuar me flamurin e vendit të vogël ballkanik ishte pikërisht Majlinda Kelmendi”, thuhet aty, përcjellë “Lajmi.net”.

Xhudistja pejane fitoi medaljen olimpike në “Rio 2016” për gategorinë 52 kg.