Eurosport: Shqipëria kualifikohet në Euro 2016

"Eurosport.com" favorizon Shqipërinë për kualifikim në Euro 2016.

Sport

10/09/2015 14:14

“Eurosport.com”, në analizën që u bën grupeve eliminatore të “Euro 2016”, kur ndalet te Grupi I, ku bën pjesën edhe Shqipëria, u jep shumë shanse kuqezinjve për t’u kualifikuar për në Francë, kuptohet, si vendi i dytë, përcjell Albeu.com.

“Më 8 tetor Portugalia pret Danimarkën. Kjo e fundit ka vetëm një ndeshje për të luajtur dhe e gjen veten në mëshirë të fatit të Portugalisë. Danimarka është vetëm një pikë përpara e Shqipërisë, por kjo e fundit ka dy ndeshje për të luajtur, ku njërën e ka në shtëpi, atë me Serbinë dhe tjetrën në transfertë ndaj Armenisë”, – shkruan portali europian.

Ndeshjet e mbetura:

8 tetor: Albania v Serbia, Portugal v Denmark

11 tetor: Armenia v Albania, Serbia v Portugal