Europol: Terrorizmi po përparon si asnjëherë më parë

Nuk është regjistruar asnjëherë më parë një zhvillim kaq i shpejtë i terrorizmit, ndërkohë që trajnimi i terroristëve po merr një rol kryesor, deklaroi shefi i antiterrorizmit i Europol-it, Manuel Navarrete Paniagua, gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian.

Bota

23/05/2016 22:37

“Në zona konflikti si në Siri dhe Irak, ky trajnim i bën terroristët më të rrezikshëm dhe në gjendje që të përshtaten shumë mirë në ambientet ku do të kryejnë sulmet, ashtu siç u pa në Paris dhe Bruksel”, theksoi ai.

“Kërcënimi xhihadist përbën një kërcënim në evoluim të shpejtë… dhe ky lloj terrorizmi mbetet kryesori kundër Bashkimit Evropian”, shtoi Paniagua.

Përsa i takon profilit të xhihadisëtve, Paniagua shpjegoi se ”nuk ekziston një prototip”.

“Vendet anëtare na njoftojnë se shumë prej tyre kanë precedentë për kriminalitet ordiner apo shqetësime mendore, ndërkohë që shumë xhihadistë evropianë kanë poste kyçe të ISIS-i”, deklaroi Paniagua. /ANSA/