European Medical Students’ Association zhvilloi aktivitete në SOS-Kinderdorf

“Pranvera është stina e preferuar e shumë kujt, e sidomos e fëmijëve. Ndoshta është larmia e hareshme, plotë ngjyra që ajo sjell, apo thjeshtë ngrohtësia e çiltër e natyrës që përcjellë pas brishtësisë së dimrit”, është motoja e aktiviteteve të ndryshme që u mbajtën në SOS-Kinderdorf me rastin e fillimit të stinës ë pranverës.

Lajme

22/03/2015 18:31

Në SOS-Kinderdorf u mbajt aktiviteti “Doktori është miku im” nga European Medical Students’ Association-Prishtina/EMSA-Prishtina, një organizatë joqeveritare e studentëve të mjekësisë, dega e EMSA-Evrope.

Ky projekt u zhvillua me fëmijët e SOS-Kinderdorf, me qëllim të ndërgjegjësimit të fëmijëve për rolin e doktorit dhe qasjes më ndryshe ndaj njërit-tjetrit.

E veçanta e këtij projekti ishte forma që studentët e mjekësisë kishin zgjedhur për t’u paraqitur tek fëmijët.

Mantelat e tyre ishin të zbukuruar me lule, flutura e personazhe të filmave vizatimor, si dhe mbanin maska dhe dekorime të ndryshme në kokat dhe fytyrat e tyre.

Në bashkëpunim me SOS-Kinderdorf, EMSA-Prishtina , veprimet e dyja palëve u inkorporuan në një ku përfshiheshin vëzhgimi në mikroskop, lojërat në oborrin e fshatit, ngjyrosja me ngjyra, recitimi, lojëra me top, me stetoskop, etj.

Ky projekt gjeti mbështetje edhe nga Dolcetto “Vjosa” dhe Furra “Lumi” në Prishtinë.