Eurodeputeti slloven: Sfida më e madhe për Serbinë, arritja e konsensusit të brendshëm për Kosovën

Deputeti i Parlamentit Evropian, Franc Bogoviq ka komentuar qëndrimin e Bashkimit Evropian, për krahasimet ndërmjet rastit të Kosovës dhe Katalonisë.

Lajme

21/10/2017 23:00

BE-ja disa herë kishte theksuar se këto dy raste nuk mund ta krahasohen, pasi Spanja është pjesë e BE-së kurse Serbia nuk ka qenë dhe nuk është.

Ndaj këtij qëndrimi ka mbetur i befasuar edhe eurodeputeti slloven.

“Jam paksa i befasuar me këtë qëndrim”, tha Bogoviq, transmeton lajmi.net

Sipas tij, në vendet demokratike vullneti i popullit është i rëndësishëm dhe asgjë nuk duhet të zgjidhet me dhunë.

Ai e ka vlerësuar tejet lartë iniciativën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për nisjen e një dialogu të brendshëm për Kosovën.

“Unë mendoj se sfida më e madhe do të jetë arritja e një konsensusi të brendshëm në Serbi lidhur me Kosovën. Por besoj që edhe këtë do ta zgjidhni me sukses”, tha Bogoviq.

Eurodeputeti slloven ka bërë të ditur se e mbështet fuqimisht zgjerimin e BE-së tek vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne mbështesim fuqimisht zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. E përshëndes mesazhin që bashkëpunimi ndarjet vendeve kandidate të jetë i duhuri, dhe të rriten reformat”, deklaroi Franc Bogoviq. /Lajmi.net/