Eurodeputetët takim me liderët partiak

Takimet filluan me kreun e LSDM-së Zoran Zaev në selinë e LSDM-së, pas përfundimit të takimit nuk kishte asnjë koment nga eurodeputetët.

Lajme

23/02/2016 18:32

Eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt pjesëmarrës në krijimin e Marrëveshjes së Përzhinos, po zhvillojnë takime me liderët e partive politike në Maqedoni që të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga kriza.

Takimet filluan me kreun e LSDM-së Zoran Zaev në selinë e LSDM-së, pas përfundimit të takimit nuk kishte asnjë koment nga eurodeputetët.

Takimi me liderin e BDI-së Ali Ahmetin u realizua në zyrën e delegacionit të BE-së. Pas përfundimit të takimit me Ali Ahmetin në zyrën e delegacionit të BE-së u realizua edhe takimi me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi.

Në çdo moment pritet që të filloj takimi me liderin e VMRO-së Nikolla Gruevskin, i cili nuk dihet nëse do të paraqitet ose jo në takim.