Eurodeputetët në mbështetje të Maqedonisë

Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit për Çeshtje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ka takuar në Bruksel Eurodeputetin gjerman, Knut Fleckenstein, njofton Fol.

Lajme

06/12/2017 10:51

Grubi dhe Fleckenstein diskutuan për situatën në Maqedoni dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit.

Deputeti Grubi njoftoi EuroDeputetin Fleckenstein rreth realizimit të obligimeve vendore, siç janë ligjet për dëshmitar të mbrojtur, verifikim të fakteve, këshillin gjyqësor, zgjedhjen e kryeprokurorit, etj.

Mbështetja e eurodeputetëve është shumë e nevojshme, jo vetëm në institucionet evropiane, por edhe në vendet e tyre ame, anëtare të BE dhe pikërisht këtë Grubi e kërkoi nga Fleckenstein.

Grubi ftoi bashkëbiseduesin që të viziton Shkupin në muajin shkurt për konferencën e komisioneve evropiane nga parlamentet e vendeve të rajonit./Gazeta Express/