Euro 2021: Kosova mëson kundërshtarët

Kombëtarja A e vashave të Kosovës kanë mësuar grupin dhe kundërshtarët që do të kenë përballë, në garat për kualifikimin në Euro 2021.

Sport

21/02/2019 14:41

Në shortin e tërhequr, Kosova është vendosur në Grupin A, ku do të ketë përballë Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estoninë.

Vashat ‘Dardane’ do të synojnë që të korrin suksese pozitive, edhe pse kundërshtarët janë tejet të vështirë, shkruan lajmi.net.

Një kualifikim i mundshëm i kosovareve do të ishte i pari në histori. Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha grupet, ku mund të shihni edhe kundërshtaret e vashave të Shqipërisë. /Lajmi.net/