“Euro 2016”, sot luajnë tri kombëtare të mëdha

Kampionati Evropian vazhdon sot me tri ndeshje të 1/8 së finales.

Sport

26/06/2016 08:05

Ndeshja e parë në program për ditën e sotme është Franca – Irlanda nga ora 15:00.

Në ora 18:00, kampioni i botës, Gjermania, përballet me Sllovakinë. Mbetet të shihet nëse për “Pancerët” do të paraqitet Shkodran Mustafi.

Hungaria – Belgjika është ndeshja e fundit, e cila luhet nga ora 21:00, përcjell Lajmi.net.

Kujtojmë që dje një vend në çerekfinale e kanë siguruar Polonia, Uellsi dhe Portugalia.

Madje, tashmë dihet edhe çifti i parë çerekfinalist, Polonia – Portugalia.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.