“Euro 2016”, sonte zhvillohet finalja para finales

Gjermania dhe Italia takohen sonte në çerekfinale të “Euro 2016”.

Sport

02/07/2016 08:21

 

Gjermania dhe Italia takohen sonte në kërkim të gjysmëfinales në “Euro 2016”.

Dy gjigantët e Evropës ndeshen në Bordeaux, në ballafaqimin e tretë të çerekfinales.

Por, dueli ka një shije të finales, për faktin se të dyja skuadrat janë në mesin e konkurrentëve për titull të kampionit, përcjell “Lajmi.net”.

Fituesi i këtij takimi do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes mes Francës dhe Islandës, që zhvillohet të dielën.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.