Euro 2016, rreziku që vjen pa e kuptuar

Miliona tifozë futbolli kanë shansin për tu shëndoshur gjatë Euro 2016. Në ç’do tavolinë, nuk mungojnë patetinat, çokollatat, picat, birrat, apo produkte të tjera që janë të mbushura me kalori.

Bota

26/06/2016 23:59

Studiuesi Darren Beale i “MuscleFood” ka treguar se konsumimi i një pako biskotash dhe çokollatë ndërsa shikoni ndeshjen, është një gabim i madh, sepse kërkon pothuajse tre orë për të kompensuar 1.485 kalori të konsumuara.

Çokollata 200 gram përmban 1.050 kalori, ekuivalente me një orë e 56 minuta ndeshje futbolli. Tifozët gjithashtu konsumojnë 500 mililitër birrë çdo 24 minuta ndeshje.

Duke komentuar mbi gjetjet dhe preferencat e llojeve të ushqimit që konsumojnë tifozët gjatë ndeshjeve, Darren Beale i “MuscleFood” ka thënë: “Me fillimin e Euro2016, preferencat e tifozëve për ushqimin kanë qenë shumë interesante edhe pse të dëmshme. Ne jemi të gjithë fajtorë sepse shijojmë ndeshjen me pica apo birra, por kjo gjë është e pashmangshme pasi edhe emocionet dhe ankthi shtojnë oreksin”.

Ndërkohë, për tifozët që shijojnë ndeshjet në televizor, janë të prirur për të konsumuar një pako kikirikë për person, të cilat janë të barabarta me 432 kalori dhe kërkon 48 minuta.