EULEX ofron mbështetje për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Shyqyri Syla, ka pritur në takim Shefen e EULEX-it në Kosovë Alexandra Papadopoulou me bashkëpunëtorë.

Lajme

20/11/2018 13:07

Në takim është diskutuar rreth integrimit të prokurorëve dhe stafit të të gjitha komuniteteve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, si dhe për punët që po bëhen në këtë prokurori.

Kryeprokurori Syla ka deklaruar se Prokuroria Themelore e Mitrovicës, është shembull i integrimit të mirë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të të gjitha komuniteteve që punojnë në këtë institucion. Po ashtu, Syla i njoftoi mysafirët për të arriturat në institucionin që e udhëheq ai, dhe tha se është bërë një punë e mirë dhe është i kënaqur me rezultatet e arritura.

Të pranishmit u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen mes Prokurorit të Shtetit dhe Misionit të EULEX-it në Kosovë, si dhe, Kryeprokurorit Syla iu premtua përkrahja e këtij misioni për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës. /Lajmi.net/