EULEX me hetime për zyrtarë të nivelit të lartë

Prokuroria e EULEX’it po heton njerëz të profileve më të larta të jetës politike në vend, për krim të organizuar dhe korrupsion. Sipas kryeprokurorit Jonathan Ratel, EULEX është në procedim të këtyre rasteve ndërsa nuk ka dhënë ndonjë emër.

Lajme

24/03/2014 18:34

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës Jonathan Ratel, ka paralajmëruar arrestime të zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar. Në emisionin “PULS” të KTV’së ai ka thënë se ka  dosje shumë serioze dhe se shumë shpejtë pritet ndjekja dhe arrestimi i zyrtarëve të shtetit.

I pyetur në këtë emision, se a ka ndonjë rast të nivelit të lartë, profilit të lartë, ndonjë deputetë, ministër a zyrtarë të lartë, Ratel është shprehur pozitivisht, raporton KTV.

“Unë them se ka në procedurë hetime dhe ndjekje penale të nivelit shumë të rëndësishëm”.

Jonathan Ratel ka pranuar se në Kosovë ka korrupsion të niveleve të larta gjersa njerëzit që janë në pushtet po e shfrytëzojnë pushtetin për t’u pasuruar.

“Unë shoh shumë njerëz dhe qëndrojnë në kafene, në anën tjetër e di se ata po kërkojnë mundësi për punë. Por, para se t’ua zgjidhim atyre problemin duhet të zgjidhet problemi i korrupsionit”, ka thënë ai.