EULEX konfirmon operacionin e arrestimeve

EULEX ka konfirmuar operacionin e sotëm, në të cilin është arrestuar Deputeti Ukë Rugova dhe nëntë persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Në një komunikatë për media, EULEX ka sqaruar operacionin dhe ka pohuar se ende janë duke vazhduar bastisjet e disa pronave. “Sot, herët në mëngjes, një prokuror ndërkombëtar…

Lajme

05/02/2014 16:28

EULEX ka konfirmuar operacionin e sotëm, në të cilin është arrestuar Deputeti Ukë Rugova dhe nëntë persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Në një komunikatë për media, EULEX ka sqaruar operacionin dhe ka pohuar se ende janë duke vazhduar bastisjet e disa pronave.

“Sot, herët në mëngjes, një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) udhëhoqi një operacion të arrestimit dhe të bastisjes kundër dhjetë (10) të pandehurve për të cilët pohohet se janë të përfshirë në një grup të krimit të organizuar i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale”.

“(1) Krim të organizuar (në kundërshtim me nenin 283 të Kodit Penal të Kosovës ‘KPK’); (2) Ushtrim ndikimi (në kundërshtim me nenin 431 KPK); dhe (3) Mashtrim, kundër ambasadës italiane në Prishtinë (në kundërshtim me nenin 335 ‘KPK’).  PSRK dhe ambasada italiane në Prishtinë janë duke punuar në bashkëpunim të ngushtë dhe reciprok në këto hetime që po vazhdojnë”.

“Operacioni i sotëm është hetim i përbashkët ndërmjet Policisë Kufitare të Kosovës dhe EULEX-it, nën ombrellën e PSRK-së.”

“Ende janë duke vazhduar bastisjet e disa pronave.:, thuhet në komunikatën për media të EULEX.