EULEX konfirmon dënimin për Ramadan Mujën dhe grupin

EULEX konfirmon dënimet për Ramadan Mujën, Sadik Paçarizin, Avni Ademajn, Kadri Ukimerin, Abdullah Tejecin dhe Minir Krasniqin. Të gjithë janë gjetur fajtorë, por të gjithëve u është shqiptuar dënim me kusht.

Lajme

13/03/2014 16:47

EULEX ka konfirmuar se një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Prizren i shpalli fajtorë të gjashtë të pandehurit në rastin e ashtuquajtur “Kryetari i Prizrenit” për kryerjen e veprave penale të Keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose të autoritetit në katër raste respektivisht. Të gjithë të pandehurve u janë shqiptuar dënime me kusht.

Rasti ka qenë duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Ekipit Mobil.

“Ramadan Muja u dënua me 2 vite burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 3 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 30 muaj”.

“Sadik Paçarizi u dënua me 8 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 2 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 12 muaj”.

“Avni  Ademaj u dënua me  5 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë prej 18 muajve të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale”.

“Kadri Ukimeri u dënua me 8 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë prej 20 muajve të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale”.

“Abdullah Tejeci u dënua me një muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë një vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale”.

“Minir Krasniqi u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 2 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 18 muaj”.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj vendimit të trupit gjykues, thuhet në komunikatën e EULEX’it.