EULEX-i ndalon makinën në hyrje të rrugës, bllokohen banorët (Foto)

EULEX-i nuk pyet për rregullat në trafik në Kosovë. Një makinë e këtij misioni evropian në Kosovë, ka bllokuar komplet rrugën “Radovan Zogoviq” në lagjen Arbëri të Prishtinës.

Lajme

19/04/2018 17:16

Edhe pse ka pasur vend parkim, vetura është ndalur në hyrje të kësaj rruge.

Një lexues i lajmi.net ka dërguar një fotografi ku shihet vetura e EULEX-it e ndaluar në hyrje të rrugës. Ai ka thënë se nuk ka mundur të futet brenda në rrugën “Radovan Zogoviq”, nga bllokada që ka shkaktuar ndalur.

Jo rrallë, veturat e EULEX-it janë parë të parkuara pa vend në rrugët e Prishtinës. /Lajmi.net/

Më poshtë mund të shihni fotografin e makinës së EULEX: