Etrit Berisha: Më vjen keq

Etrit Berisha ka kërkuar falje për gabimin e bërë tek goli i parë në humbjen 0:2 të Shqipërisë ndaj Spanjës.

Sport

09/10/2016 23:22

Spanja mori pikë të plota në ‘Loro Boriçi’ ndaj Shqipërisë, dhe goli i parë erdhi pas një gabimi të portierit Etrit Berisha, që nuk largoi mirë topin.

“Doja të luaja por Gjimshiti nuk ishte gati ta pranonte topin, vendosa ta degazhoja, por fatkeqësisht topi nuk shkoi atje ku doja, dhe një kundërsulm i tyre erdhi goli. Më vjen keq për atë që ndodhi, ishim të mirë dhe luftuam shumë por ai gol na preu këmbët”, deklaroi Etrit Berisha, përcjell Lajmi.net.

Pas kësaj humbje, Shqipëria ka humbur pozitën e parë në grupin G.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.