Etrit Berisha ndërron skuadër, transferohet në Francë

Etrit Berisha nuk do të vazhdojë me skuadrën e Atalantas.

Sport

19/07/2018 19:21

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, do të ndërrojë skuadër këtë afat kalimtar, pasi është vënë në shitje nga Atalanta.

Ish portieri i Lazios thuhet se karrierën do ta vazhdojë në Francë.

Është skuadra e Lille  që ka shprehur interesim për 29 vjeçarin nga Prishtina.

Lille mund të paguajë deri në shtatë milionë euro për Etrit Berishën./Lajmi.net/