Eto’o vazhdon shëtitjen

Aventura e Samuel Eto’os në Premierligë do të jetë e kufizuar në vetëm një stinor, pasi sulmuesi veteran pritet të transferohet në Major League Soccer, pas skadimit të kontratës në Chelsea, në verën e vitit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja britanike The Guardian. Ish ylli i Barcelonës dhe Interit, tre…

Sport

10/12/2013 14:43

Aventura e Samuel Eto’os në Premierligë do të jetë e kufizuar në vetëm një stinor, pasi sulmuesi veteran pritet të transferohet në Major League Soccer, pas skadimit të kontratës në Chelsea, në verën e vitit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja britanike The Guardian. Ish ylli i Barcelonës dhe Interit, tre herë fitues i Ligës së Kampionëve, shkëmbeu klubin rus Anzhi Makhachkala për Stamford Bridge në gusht për vetëm 5 milionë funte, pas gjendjes së vështirë financiare të klubit rus.

Eto’o, i cili kishte luajtur për Jose Mourinhon në Inter, erdhi në Chelsea pas dështimit të gjigantit londinez për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney.

Mirëpo, ai së bashku me dy sulmuesit e tjerë Fernando Torres dhe Demba Ba kanë realizuar bashkërisht katër gola dhe Mourinho është i pakënaqur me kontributin e tyre.

Eto’o nuk pritet të largohet në janar por në fund të sezonit – sipas gjitha gjasave – do të transferohet në MLS, ku thuhet se kërkohet nga një numër i madh skuadrash në gjendje t’i ofrojë pagë mjaft të mirë.