Eto’o, objektiv i Evertonit

Samuel Eto’o është në kërkim të klubit të ri, pasi e mbylli eksperiencën e shkurtër me Chelsean. Për sulmuesin kamerunas, interesim ka shprehur Evertoni.

Sport

11/06/2014 01:00

Samuel Eto’o sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, pas eksperiencës së shkurtër që e pati në Stamford Bridge.

Për sulmuesin kamerunas, interesimi i klubeve nuk mungon. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Express’, Evertoni ia ka vënë syrin ish futbollistit të Real Madridit, Mallorcës, Barcelonës, Interit dhe Anzhit.

Klubi nga Liverpooli është në kërkim të një sulmuesi kualitativ dhe Eto’o konsiderohet si lojtari ideal për këtë punë.

Mbetet të shihet nëse Eto’o do ta pranojë ofertën e skuadrës bardh e kaltër, e cila pati paraqitje të mira sezoneve të fundit në Premierligë.