Eto’o nervozon Chelsean

Tottenham është favorit për transferimin e sulmuesit Samuel Eto’o i cili ka hyrë në javët e fundit të kontratës së tij me Chelsean. Kalimi i kamerunasit në White Hart Lane nuk do të mirëpritet nga Blues.

Sport

21/05/2014 17:17

Chelsea mund të hidhërohet nëse konfirmohet lajmi se Tottenham është shumë pranë transferimit të sulmuesit Samuel Eto’o, në kontratë dyvjeçare, kanë njoftuar mediet britanike.

Eto’o ka kontratë me Blues edhe për disa javë ndërsa Jose Mourinho raportohet se nuk planifikon ta mbajë atë në Stamford Bridge, pas luftës verbale mes tyre.

Ndërsa, presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy është i gatshëm t’i ofrojë 33-vjeçarit kontratë dyvjeçare në mënyrë që të mposht klubet e tjera, në garë për transferimin e ish anëtarit të Barcelonës.

Eto’o ka marrë oferta nga Major League Soccer, klube australiane, së bashku me disa anëtarë nga Serie A dhe ish skuadra e tij, Real Mallorca.

Mirëpo, Tottenham konsiderohet si favorit për të siguruar shërbimet e tij, transferim që pa dyshim se nuk do të mirëpritet nga Chelsea dhe tifozët e saj, duke konsideruar faktin se bëhet fjalë për rivalin e qytetit.