Eto’o në Sampdoria

Sampdoria ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të mirënjohur kamerunas, Samuel Eto’o nga Everton.

Sport

16/01/2015 18:08

Samuel Eto’o është futbollist i ri i Sampdorias. Sulmuesi i mirënjohur kamerunas ka arritur marrëveshje me klubin italian, ka bërë të ditur “Sky Sport”.

Eto’o ka pranuar të rikthehet në Serie A ku kishte luajtur me mjaft sukses në Inter gjatë periudhës 2009-2011, ndërsa tani do ta bartë fanellën e skuadrës nga Genova.

Ai nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në Goodison Park, dhe ka vendosur që të braktisë klubin nga Premierliga në mënyrë që t’i bashkohet projektit ambicioz të Sampdorias.

Të hënën pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore, kurse kompletimi i transferimit është caktuar për të mërkurën.