Eto’o në porno

Samuel Eto’o ka bllokuar daljen në treg të librit me përmbajtje seksuale të shkruar nga ish e dashura e tij, Nathalie Koah.

Sport

19/02/2016 14:53

Në Francë, sot ishte në plan të publikohej libri: “Porno, hakmarrja, futbolli, seksi dhe paratë”, i shkruar nga ish e dashura e Samuel Eto’os, Nathalie Koah.

Mirëpo, sulmuesi kamerunas ka arritur që të ndalojë daljen në treg për shkak të “shkeljes së drejtave te rezervuara”, përcjell “Lajmi.net”.

Koah është shprehur e befasuar me bllokimin e publikimit të librit.

“Në të kam shkruar për jetën time, dua t’u sqaroj vajzave të reja në lidhje me synimet e tyre të një jete të lavdishme”, theksoi ajo.

Avokati i saj ka përgatitur një ankesë, duke e konsideruar vendimin si censurë skandaloze.