Eto’o mungon ndaj Atleticos

Jose Mourinho nuk do të mund të llogarisë në Samuel Eto’o për ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Atletico Madridit. Sulmuesi kamerunas ka probleme me gjurin dhe ka qëndruar në Londrër.

Sport

21/04/2014 20:47

Samuel Eto’o nuk do të mund ta ndihmojë Chelsean në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, të martën mbrëma.

Sulmuesi kamerunas ka qëndruar në Londër, pasi ka probleme me gjurin, njoftoi klubi anglez përmes uebfaqes zyrtare. 

Ish futbollisti i Mallorcës, Real Madridit, Barcelonës, Interit dhe Anzhit, pësoi lëndim në humbjen 1:2, kështu që nuk ka udhëtuar fare drejt Madridit, duke shpresuar që do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit, që do të luhet pas një jave.

Ndërkohë, Eden Hazard udhëtoi në kryeqytetin spanjoll, edhe pse prezenca e tij në ndeshjen që do të luhet në Vicente Calderon është vënë në dyshim.

Futbollistët e ftuar nga trajneri Jose Mourinho: Petr Cech, Mark Schwarzer, Hilario, David Luiz, Gary Cahill, John Terry, Ashley Cole, Nathan Ake, Cesar Azpilicueta, Tomas Kalas, Marco Van Ginkel, Ramires, Frank Lampard, Oscar, John Mikel Obi, Eden Hazard, Willian, Andre Schurrle, Fernando Torres e Demba Ba.