Eto’o i ‘sëmurë’ pas veturave

Samuel Eto’o e shfrytëzon mirë pagën e tij të lartë duke blerë vetura luksoze që bashkërisht e kapitën shumën prej 4 milionë funtesh. Sulmuesi i Chelseas ka në dispozicion një Bugatti Veyron me vlerë prej 1.55 milionë funtesh, me të cilin paraqitet në qendrën stërvitore të ekipit në Londër, pas transferimit në klub gjatë afatit…

Sport

02/10/2013 15:50

Samuel Eto’o e shfrytëzon mirë pagën e tij të lartë duke blerë vetura luksoze që bashkërisht e kapitën shumën prej 4 milionë funtesh.

Sulmuesi i Chelseas ka në dispozicion një Bugatti Veyron me vlerë prej 1.55 milionë funtesh, me të cilin paraqitet në qendrën stërvitore të ekipit në Londër, pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Anzhi Makhachkala.

Përveç tij, Eto’o ka shpenzuar 1.25 milionë funte për një Aston Martin One-77, ka njoftuar The Sun. Ylli kamerunas, 31 vjeç, po ashtu ka blerë një Maybach Xenatec për 750 mijë funte dhe një Aston Martin V12 Zagato për 450 mijë funte.

Eto’o gjithmonë ka qenë adhurues i veturave dhe thuhet se i kishte dhuruar ish sulmuesit kamerunas Roger Milla një Porsche, si dhuratë për Krishtlindje më 2010.

“Më pëlqen të kam disa vetura sepse më ofron mundësinë të zgjedh dhe kjo nuk i pengon askujt. Për të dhënë lumturi, gjëja e parë që duhet të bëni është të jeni vet të lumtur, dhe unë jam”, deklaroi Eto’o.