Eto’o i lumtur për 300 golat

Samuel Eto’o është njëri prej sulmuesve më të spikatur në dekadën e fundit. Sulmuesi kamerunas ka shënuar gola të shumtë, në secilin ekip që ka luajtur. Ndaj Tottenhamit, ai e shënoi njërin nga katër golat, në fitoren 4:0, ndeshje kjo e zhvilluar dje në Stamford Bridge. Përfaqësuesi kamerunas e shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit kundërshtar…

Sport

09/03/2014 12:40

Samuel Eto’o është njëri prej sulmuesve më të spikatur në dekadën e fundit. Sulmuesi kamerunas ka shënuar gola të shumtë, në secilin ekip që ka luajtur.

Ndaj Tottenhamit, ai e shënoi njërin nga katër golat, në fitoren 4:0, ndeshje kjo e zhvilluar dje në Stamford Bridge.

Përfaqësuesi kamerunas e shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit kundërshtar Jan Vertonghen, për ta kaluar ekipin e Jose Mourinhos në avantazh, duke e realizuar një gol të veçantë në karrierën e tij. Ndërsa më pas shënuan Eden Hazard dhe Demba Ba (2).

“Jam mjaft i lumtur që e shënova golin e 300’të në karrierë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme”, ka thënë ish futbollisti i Real Madridit, Mallorcas, Barcelonës, Interit dhe Anzhit, sot në Chelsea.

Eto’o ka festuar si plak, duke iu kundërpërgjigjur të gjithë atyre që e akuzuan se është më i vjetër se 32 vjeç.